Itinerari ballkanik i migrantëve nuk është mbyllur
Beograd, 23 korrik - Që nga fillimi i vitit 2016 në të ashtuquajturin itinerar ballkanik të migrantëve kanë kaluar 102 000 veta, që do të thotë se praktikisht ai nuk është i mbyllur, deklaroi sekretari i shtetit në Ministrinë e Punës të Serbisë Nenad Ivanisheviç.
Ai theksoi se Serbia është duke pritur ndihmë materiale nga Evropa dhe dëshiron që kjo ndihmë të vazhdojë nga të gjithë donatorët edhe pas skadimit të afatit të ndihmës nga BE-ja gjatë muajit shtator.