Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e goditura nga tërmeti
Romë, 26 qershor - Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e goditura më së keqi nga tërmeti i së mërkurës.
Tërmeti, prej 6.2 ballësh të Richterit, ka goditur rëndë qytetet Amatriçe, Akumoli dhe Peskara der Tronto.
Së paku 250 veta kanë vdekur dhe 365 janë plagosur.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar eventualë nën rrënoja.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, premtoi 50 milionë euro fonde për rindërtim.