11 Janar 2025

Italia paralajmëron mbi shkatërrimin e zonës Shengen

Romë, 31 janar - Kryeministri i Italisë në një prononcim për media ka paralajmëruar mbi dëmet e shkatërrimit të zonës Shengen dhe ka thënë se Italia nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.

Mateo Renzi kryeministër i Italisë ka thënë se ata të cilët synojnë shkatërrimin e zonës Shengen dhe sistemin e lëvizjes së lirë të njerëzve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në realitet kanë si synim shkatërrimin e të gjithë Evropës, por Italia nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Ditën e shtunë Mateo Renzi ishte në Berlin për tu takuar me Angela Merkel më të cilën bisedoi mbi krizën e refugjatëve.

Pas këtij takimi Mateo Renzi tha; Ne jemi të bindur se ata të cilët synojnë shkatërrimin e zonës Shengen në realitet synojnë shkatërrimin e të gjithë Evropës, gjë të cilën ne nuk e lejojmë.

Vlen të theksohet se vendet evropiane prej fillimit të këtij viti kanë vendosur masa kontrolli në kufijtë e tyre me qëllim uljen e valës së futjes së emigrantëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)