13 Janar 2025

Islanda heq dorë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian

Rekjavik, 13 mars - Islanda ka bërë të ditur se ka informuar Bashkimin Evropian që nuk është më e interesuar të ndjekë ofertën për t\u bashkuar me bllokun prej 28 vendesh.

Ministri i jashtëm, Gunnar Bragi Sveinsson, tha në një deklaratë të enjten se "interesat e vendit të tij janë duke shërbyer më mirë jashtë Bashkimit Evropian".

Sveinsson tha se Letonia, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së dhe Komisioni Evropian u informuan për lëvizjen e Rejkjavikut për anulimin e kërkesës.

\"Qeveria konsideron se Islanda nuk është më një vend kandidat dhe kërkon që BE të veprojë në përputhje me këtë nga tani e tutje\" thuhet në deklaratë.

Në janar, Kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, njoftoi se qeveria e tij po planifikon të revokojë kërkesën e anëtarësimit në BE.

Islanda kishte bërë kërkesë për anëtarësim në BE në vitin 2009.  Komisioni Evropian lëshoi ​​një përgjigje të favorshme ndaj kërkesës në shkurt të vitit 2010  dhe negociatat formale janë iniciuar në korrik 2010.

Megjithatë, bisedimet kishin ngecur pas zgjedhjeve të prillit 2013 në Islandë, në të cilat qeveria e re e qendrës së djathtë e mori përsipër pushtetin dhe vendosi të përfundojë bisedimet për anëtarësim në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)