ISIS vret gazetarin japonez
Bagdad, 1 shkurt - ISIS ka shpërndarë një video të ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto, duke i prerë atij kokën.
Goto shfaqet i veshur me një tutë portokalli, sikurse pengjet e mëparshme të Shtetit Islamik. Ai duket se është vrarë nga terroristi i njohur me prejardhje britanike, që identifikohet si Xhihadisti Xhon.
John i drejtohet qeverisë japoneze duke thënë: Ju, bashkë me aleatët tuaj idiotë, nuk e keni kuptuar që ne jemi të etur për gjakun tuaj.
Për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakiane Sajida Rishai, që ndodhet e burgosur në Jordani. Vrasja e japonezit të dytë nga ISIS është dënuar nga Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i OKB.