ISIS vret gazetaren e parë grua
Raka, 7 janar - Grupi Shteti Islamik ka ekzekutuar gazetaren e parë grua për raportim brenda territorit të mbajtur nga ISIS-i, sipas njoftimeve të aktivistëve sirianë.
Gazetarja e pavarur 30-vjeçare Ruqia Hassan, njoftonte mbi jetën e përditshme në Raka, bazë e ISIS-it në Siri dhe objektiv i shpeshtë i sulmeve ajrore të koalicionit kundër këtij grupi.
Postimet e saj të shpeshta në Facebook mbanin pseudonimin Nissan Ibrahim.
Data e saktë e ekzekutimit të gazetares nuk dihet, por prania e saj në mediat sociale u ndal papritur në korrik të vitit të kaluar.