ISIS: Skllavërimi i grave legjitimohet nga feja islame
Bagdad, 13 tetor - Grupi terrorist ISIS e justifikon rrëmbimin e grave, si një veprim që legjitimohet nga teologjia islame, një interpretim ky i refuzuar nga bota myslimane në përgjithësi, që e cilëson një shtrembërim të fesë.
\"Ne duhet të kujtojmë se skllavërimi i familjeve të të pafeve, duke u marrë gratë atyre, është një aspekt i vendosur sipas ligjit islamik, thotë grupi sipas një reviste në internet të botuar të dielën për CNN.
Arsyeja për një kthim në skllavëri, që është hedhur poshtë të gjithë botën, përkoi me lëshimin e një raporti nga organizata Human Rights Watch mbi krimet e kryera nga ISIS kundër komunitetit Yazidis në Irak, që bazohet në intervistat me 76 njerëz të zhvendosur në Dohuk.
Në këtë raport përshkruhen shumë histori, mes të cilave ajo e një vajze 17-vjeçare e rrëmbyer, e quajtur Adlee, që rrëfen se si një njeri i madh me mjekër, e detyroi atë duke e rrahur, të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.
ISIS ka detyruar dhjetëra mijëra pjesëtarë të Yazidis, të lënë shtëpitë e tyre në gusht, pasi ekstremistët sulmuan shumë prej qyteteve dhe qytezave të komunitetit në Kurdistan.
Grupet monitoruese raportuan qindra gra dhe vajza Yazidi, të rrëmbyera nga xhihadistët, pjesa më e madhe e të cilave janë shitur ose u janë dhënë militantëve si një trofe lufte.
Deklarata propagandistike e publikuar nga ISIS, krenohet me masakrën kundër kurdëve, dhe shfaq imazhe grafike të njerëzve të vrarë dhe të veshur me rroba ushtarake.
Gjithashtu deklarata flet për një tjetër rob të ISIS, gazetarin britanik John Cantlie, dhe paralajmëron se ai do të vritet së shpejti.