ISIS shkatërron një tempull antik në Palmyra
Damask, 24 gusht - Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar tempullin antik të Baal Shamin, i cili ndodhet në qytetin sirian të Palmyras, njoftojnë aktivistët.
Ky tempull ishte në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO.
Shefi i antikiteteve në Siri, Maamoun Abdulkarim ka thënë se militantët kanë vendosur një sasi të madhe të eksplozivit në tempullin e Baal Shamin dhe e kanë hedhur në erë, duke shkaktuar dëm të madh në tempull.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se shpërthimi në këtë tempull.
Aktivisti Osama al-Khatib ka thënë se tempulli është shkatërruar më 23 gusht.
Vëzhguesi Sirian dhe al-Khatib kanë thënë se disa nga kolonave të famshme të Palmyras janë shkatërruar nga shpërthimet.
Lajmi për shkatërrimin e tempullit të Baal Shamin vjen pak ditë pasi militantët e IS-it e ekzekutuan me prerje koke shefin e antikiteteve në Palmyra, 82 vjeçarin Khaled al-Assad.
Palmyra ka rënë në duart e militantëve në muajin maj.