ISIS shkatërron një manastir në qendër të Sirisë
Damask, 21 gusht - Shteti Islamik ka shkatërruar një manastir të krishterë në qytetin Qaryateyn, në qendër të Sirisë, njoftoi të enjten një grup mbikqyrës.
ISIS shkatërroi Manastirin Mar Elian në Qaryateyn, që u mor nga grupi terrorist në fillim të muajit, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Militantët e Shtetit Islamik shkatërruan manastirin me buldozerë pas 20 sulmeve ajrore siriane kundër pozicioneve të IS-it në qytet.
Thuhet se mbi 110 vetë, përfshi të krishterë nga Qaryateyn u zhvendosën në Raqqa, në veri të Sirisë.
Pas marrjes së qytetit, anëtarë të ISIS rrëmbyen 230 persona, përfshi 60 të krishterë. Më pas u njoftua se 48 prej të të rrëmbyerve u liruan.