ISIS shet organet trupore të pjesëtarëve të tij
Damask, 28 dhjetor - Pas tregtisë së lëndëve narkotike dhe trafikimin e qenieve njerëzore, grupi terrorist ISIS kohëve të fundit po shet edhe organet trupore të pjesëtarëve të tij që janë vrarë si dhe të personave që ka marrë peng.
Sipas raporteve, ISIS nga kjo tregti deri më tani ka siguruar miliona dollarë të ardhura.
Gazeta angleze Daily Mail në një raport të saj ka njoftuar se grupi terrorist ISIS ka punësuar disa mjekë të huaj për një periudhë të përkohshme për të nxjerrë organet trupore të pjesëtarëve të tij të vrarë gjatë luftimeve dhe për ti shitur ato në tregun e zi.
Sipas këtij raporti, edhe personat e marr peng nga terroristët e ISIS janë viktimë e këtyre krimeve çnjerëzore.