13 Janar 2025

ISIS rrëmben të paktën 150 të krishterë në Siri

Damask, 25 shkurt - Aktivistë të krishterë në Siri kanë bërë të ditur se terroristët e grupit ISIS kanë rrëmbyer dhjetëra asirianë të krishterë nga fshatrat në verilindje të Sirisë.

Së paku 150 burra, gra dhe fëmijë janë rrëmbyer gjatë bastisjeve të terroristëve të ISIS në disa fshatra, pranë qytetit Tel Tamer.

Raportohet se disa asirianë kanë arritur të largohen dhe të arrijnë në qytetin Hasakeh, i cili kontrollohet nga kurdët.

Terroristët e ISIS kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha në veri të Sirisë dhe perëndim të Irakut qysh nga vera e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)