ISIS mbyll ujin për 1 milion irakianë
Bagdad, 21 shtator - Komandanti i Megdadiesë në provincën Diala tha se elementë të grupit terrorist ISIS kanë bllokuar dhe ndërprerë ujin e një prej lumenjve kryesore të provincës Diala dhe kjo përbën rrezik për pasojat e një katastrofe humane tek 1 milion banorë të kësaj province.
Sipas një njoftimi të rrjetit Al Alam, Zeid Ibrahim, mbrëmjen e së shtunës në një intervistë dhënë gazetarit të Anatoli deklaroi se elementë të ISIS sot kanë bllokuar lumin Mehreva nga ana digës Sadur të qytetit Megdadie në verilindje të Bakubas qendër e provincës Diala.
Ai shtoi se ky lum ka rëndësi strategjike pasi në të janë zbatuar me dhjetëra plane dhe projekte ujësjellësish siç është plani i madh i ujërave Megdadie dhe përveç kësaj uji i rajonit Bakuba dhe rrethinat e tij plotësohen pikërisht nga ky lum i cili përdoret edhe për vaditjen e tokave bujqësore të rajoneve në fjalë.