12 Janar 2025

ISIS ka burgje në Afganistan

Kabul, 11 shtator - Militantët e grupit terrorist Shteti Islamik kanë burgje private në tre zona të distriktit Achin në Afganistan.

Guvernatori i distriktit i tha shërbimit afgan të Zërit të Amerikës se shumica e personave që mbahen nëpër burgje janë zyrtarë afganë.

Ndërkohë, Norvegjia nuk po e pranon kërkesën e Shtetit Islamik për të paguar një shpërblim për lirimin e një shtetasi norvegjez, për të cilin kryeministri norvegjez thotë se ishte marrë peng nga një tjetër grup në muajin janar.

Ai tha se Norvegjia nuk bën kompromise për shkak të presionit nga terroristët dhe kriminelët.

ISIL thotë se bashkë me shtetasin norvegjez ka marrë peng edhe një konsulent kinez. Fotografitë e tyre u publikuan në revistën “Dabiq” të grupit në internet. Shteti Islamik nuk i bëri të njohura rrethanat e kapjes së pengjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)