14 Janar 2025

ISIS ka 200.000 luftëtarë

Bagdad, 17 nëntor - Nga kabineti i liderit të kurdëve irakianë Masud Barzani është kumtuar se shteti islamik ka më shumë se 200.000 luftëtarë. Fuad Husein, shef i kabinetit të Barzanit ka thënë se ky numë është gjashtë herë më i madh nga prognoza që kohë më parë kishte publikuar CIA.

“Siç po përparojnë dhe po pushtojnë territore të reja, po ashtu po rritet edhe numri i tyre. Aktualisht ata kontrollojnë territorin që ka 10 – 12 milionë banorë dhe kjo mund të sjellë një aktivizim edhe më të madh të xhihadistëve”, ka thënë Husein.

Ai ka theksuar se numri madh i luftëtarëve i mundëson organizatës militante të luftojë në fushëbeteja të shumta.

Husein ka shtuar se shteti islami përdor tanke dhe artileri të rëndë të prodhimit amerikan që janë konfiskuar në Irak si dhe pajisjet ruse që kanë arritur nga Siria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)