13 Janar 2025

ISIS-i siguron para me pengmarrja dhe shitje kufomash

Damask, 24 shkurt - Të ardhurat e ISIS-it nuk janë aq të mëdha sa krerët e kësaj organizate terroriste kanë deklaruar në të vërtetë. Ky është një zbulim i shërbimeve sekrete gjermane.

Në muajt e fundit, militantët e Abu Bakr al-Baghdadit, kanë përgatitur dhe zbatuar strategji të reja për të përfituar fonde për kauzën e tyre, para së gjithash nga shitja e kufomave të luftëtarëve kurdë.

Shuma për të marrë trupin e pajetë të një ushtari të rënë në Irak, varion nga 10 deri në 20 mijë dollarë.

Po ashtu, edhe sekuestrimet dhe pengmarrjet janë një formë e re biznesi: civilë irakianë dhe sirianë, rrëmbehen dhe lëshohen menjëherë përballë pagesës dhe “gjobës” që shkon nga 500 deri në 1 mijë dollarë.

Ajo që ka reduktuar të ardhurat e ISIS-it, është rënia e çmimit të naftës dhe reagimi ushtarak i aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë.

Grupi terrorist nuk shet lëngun e papërpunuar, por atë që del nga puset e kontrolluara në Kurdistan. Baza e vlerës së arit të zi, kanë zbritur rendimentin e fuçive që zotëron Kalifati në 1 milion e 300 dollarë në ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)