13 Janar 2025

ISIS ekzekuton 60 persona në provincën Anbar

Bagdad, 9 prill - Grupi terrorist ISIS në provincën Anbar ka ekzekutuar 60 persona të cilët i ka akuzuar se kanë bashkëpunuar me ushtrinë irakiane.

Sipas një njoftimi të kanalit televiziv iranian në gjuhën angleze Press Tv, dje në qytetin Gaem në perëndim të provincës Anbar grupi ISIS ekzekutoi me vdekje 60 persona ndërsa një grup tjetër i ka transferuar në një vend të paditur.

Përgjatë 2 ditëve të kaluara grupi ISIS ka ekzistuar mbi 300 shtetas irakianë në rajoni Giare dhe fshatrat përreth.

Ndërkohë mësohet se forcat irakiane të mbështetur nga forcat popullore shiitë dhe sunite deri tani kanë arritur të çlirojnë rajonet lindore dhe perëndimore të zonës Kermane në lindje të provincës Anbar nga prania e terroristëve të ISIS. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)