ISIS ekzekuton 500 persona në Ramadi të Irakut
Bagdad, 17 maj - Terroristët e ISIS pas hyrjes përsëri në qytetin Remadi kanë ekzekutuar 503 persona në mesin e tyre forca të policisë dhe banorë civilë të këtij qyteti.
Terroristët e ISIS të cilët përsëri kanë hyrë në qytetin Remadi të provincës Anbar, pas deklarimit të fitores së tyre në këtë qytet, kanë ekzekutuar 503 persona.
Kjo është në kushtet kur akoma është duke u zhvilluar luftë e ashpër mes terroristëve dhe forcave irakiane, ndërsa edhe avionët e koalicionit kanë hyrë në veprim.
Burimet irakiane kanë njoftuar se edhe qyteti Faluxha ka rënë në duar të terroristëve të ISIS.