ISIS ekzekuton 30 burra Sunni
Bagdad, 30 tetor - Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar 30 burra Sunni në një qytet në perëndim të Bagdadit.
Masakra ka ndodhur në një rrugë të qytetit Hit, që është fushëbetejë e luftimeve të ashpra mes xhihadistëve dhe banorëve.
Të vrarët janë drejtuesit e banorëve që bashkëpunonin me qeverinë e Irakut për të luftuar kundër ISIS.
Fillimisht, burrat kanë parakaluar mes qytetit ku thirrjes me zë të lartë se ata janë fe mohues.
Më pas ekstremistët i kanë rreshtuar duke i qëlluar me armë.
ISIS ka pushtuar qytetin Hit me avancimin që ka bërë këtë muaj si dhe mban të pushtuar prej kohësh 1/3 e Irakut. Militantët e ISIS kanë deklaruar kalifatin dhe kanë vendosur ligjin Shariah. Ata sulmojnë besimtarët minoritarë, përfshirë kristianët dhe të tjerët.