11 Janar 2025

IS-i kërcënon se do të pushtojë Britaninë

Raka, 4 janar - Grupi Shteti Islamik (IS) ka kërcënuar se do të pushtojë Britaninë e Madhe në një video të re të dielën, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në video, një person i paidentifikuar me theks britanik thotë fjalë fyese për kryeministrin britanik David Cameron, para se të ekzekutojë pesë veta të prangosur, të akuzuar për spiunazh kundër IS-it për Mbretërinë e Bashkuar.

Videoja thuhet se është xhiruar në Raka, që vlerësohet si \"kryeqyteti\" i grupit terrorist në veri të Sirisë.

Muajin e kaluar, Cameron-i tha se Britania ka një detyrim moral dhe ushtarak të sulmojë IS-in në Siri, ndërsa ushtria britanike e ka zgjeruar tashmë fushatën ajrore kundër IS-it nga Iraku në Siri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)