Irinej shpreson se do të ndodhë pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve
Beograd, 7 shkurt - Patriarku serb Irinej deklaroi sot në Prizren se shpreson që së shpejti do të ndodhë pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve dhe se ata si vëllezër do të jetojnë së bashku.
Irinej i bëri këto deklarata gjatë një lutje në kishën Shën Gjergji në Prizren. Ai gjithashtu theksoi se ka ardhur në Prizren për të inkurajuar popullin që të mbeten aty për të jetuar. Irinej ka porositur që ai popull është i fortë që jeton dhe mbijeton në hapësirat e Kosovës dhe Metohisë.
Në hapësirat e Arqipeshkvisë në Prizren sot pritet të mbahet mbledhja e rregullt e Kishës Ortodokse Serbe dhe këshillit për Kosovën, ku pritet të diskutohen kërkesat e kishës dhe mbrojtja e monumenteve të saj.