11 Janar 2025

Iraku i kërkon Turqisë tërheqjen e trupave

Bagdat, 5 dhjetor - Qeveria e Irakut i ka kërkuar Turqisë që të tërheqë trupat ushtarake që ka dërguar pranë qytetit verior të Mosulit.

Për kryeministrin Haider al Abadi, kjo lëvizje ka qenë një shkelje serioze e sovranitetit të Irakut. “Respektoni fqinjësinë e mirë dhe tërhiquni menjëherë nga territori iraken”, ka qenë apeli i Bagdadit zyrtar.

Ushtarët turq janë vendosur në afërsi të qytetit Bashika për të stërvitur forcat kurdo-irakene. Turqia gëzon marrëdhënie të afërta me rajonet autonome kurde në Irak, edhe pse grupet kurdo-siriane në kufi i sheh si armiqësore.

Mosuli ndodhet nën kontrollin e Shtetit Islamik që prej vitit të kaluar. Rënia e tij ishte një moment kyç në ngritjen e Shtetit Islamik dhe ofensivat e qeverisë për ta rimarrë nën kontroll kanë dështuar.

Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar kreu sulmet e para ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, ndërsa Gjermania votoi pro dërgimit të mbështetjes ushtarake në luftën kundër grupit terrorist.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)