15 Janar 2025

Iraku formon qeverinë e re

Bagdad, 9 shtator - Iraku miratoi formimin e një qeverie të re ditën e hënë, duke caktuar ish-kryeministrin Nuri al-Maliki si një nga tre zëvendëspresidentët e vendit. Megjithatë disa poste të rëndësishme të kabinetit mbetën vakante.

Kryeministri Haider al-Abadi u zotua se do të ketë nominime për postet e Mbrojtjes dhe ministrin e Brendshëm, të gatshëm për t\'u paraqitur në parlament brenda javës. Duke përshkruar programin e tij qeveritar të hënën, al-Abadi u zotua për të rindërtuar forcat e sigurisë, luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin që armët të mbeten vetëm në duart e shtetit - jo mes grupeve të milicisë.

Së bashku me al-Malikiin, ish-kryeministri Ayad Allawi dhe ish-kryetari i Parlamentit Osama al-Nujaifi do të shërbejnë gjithashtu si zëvendëspresidentë. Allawi dhe Al-Maliki janë armiq politikë për një kohë të gjatë.

Pavarësisht se posti i zëvendëspresidentit është kryesisht ceremonial, emërimi i al-Malikit, e vendos këtë të fundit në një pozitë të favorshme pushteti. Kritikët e kanë akuzuar al-Malikin si një person që e ka konsoliduar pushtetin në duart e tij dhe ka persekutuar rivalët politikë, madje e kanë fajësuar atë për nxitjen e problemeve të Irakut me politikat sektare.

Politikanët irakianë kanë qenë nën presion të madh nga Shtetet e Bashkuara për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse që të përfaqësojë sunitë, Shiat dhe kurdët. Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se ky do të ishte një kusht kryesor që do të kishte mbështetjen e SHBA-ve, dhe një hap i rëndësishëm në luftën kundër militantëve ISIS, grupit sunit ekstremist që e quan veten Shteti Islamik.

Të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se formimi i qeverisë është \"pa dyshim një arritje e madhe\", duke shtuar se ajo \"ka potencial për të bashkuar të gjitha komunitetet e Irakut\".

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun, tha se qeveria e re është një \"hap pozitiv drejt stabilitetit politik dhe paqes në Irak”.

Votimi i Parlamentit u krye vetëm një ditë para afatit kushtetues, në një kohë që Iraku po përballet me trazira politike dhe beteja në rritje me militantët islamikë ISIS. Megjithatë është ende herët të thuhet nëse riorganizimi i së hënës do të shuajë tensionet dhe do të fitojë mbi pakicën sunite të Irakut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)