IOM: 7 000 emigrantë e refugjatë kanë arritur çdo ditë në Greqi
Athinë, 10 tetor - Rreth 7 000 emigrantë dhe refugjatë, nga 4500 në shtator, kanë arritur çdo ditë në ishujt grekë në javën e kaluar, njoftoi të premten Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
IOM bën të ditur se kjo rritje e madhe ka ardhur nga përkeqësimi i pritur i kushteve të motit në Mesdhe, që e bën kalimin e anijeve nga Turqia fqinje mjaft të rrezikshme.
Shifrat tregojnë se 70 për qind e emigrantëve dhe refugjatëve që arritën në tokën greke javën e kaluar erdhën nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.