Interesat në Damask nuk mund të injorohen
Ankara, 27 gusht - Operacioni ushtarak turk në Sirinë Veriore do të vazhdojë, derisa luftëtarët e milicëve kurd kthehen në lindje nga lumi Eufrat, ka shpallur kryeministri turk Binali Jëlldërëm.
Në një intervistë për televizionin Haber turk Jëlldërëm ka nënvizuar se, interesat e regjimit në Damesk nuk mund të injorohen.
Nuk shikojmë të ardhme për regjimin e Bashar Asadit në zgjidhjen e krizës siriane, por në etapën fillestare, duam apo jo ai del një nga palët, ka vënë në dukje kryeministri turk i cituar nga korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Stamboll Nahide Deniz. Tanket ruse dhe teknika luftarake kanë kapërcyer kufirin me Sirinë dhe kanë filluar operacione nën titullin e koduar Mburoja e Eufratit kundra Shtetit Islamik dhe milicët kurd. Ajo është e përkrahur prej avionëve të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.