Intensifikohet bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë
Tiranë, 12 janar - Në kuadër të vizitës shtetërore në Tiranë, gjatë ditës së sotme, Ministri Çollaku dhe Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Teuta Sahatqija, u pritën nga Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda GJosha për të diskutuar për proceset e përgjithshme politike në Kosovë dhe Shqipëri; me theks të veçantë për procesin e integrimit Evropian, dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Me Ministren GJosha më në detaje u diskutua procesi i Stabilizim Asoccimit të Kosovës, në veçanti Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndermjet Kosovës dhe BE-së. Ministrja Gjosha e njoftoj Ministrin Çollaku për përvojen e Shqipërisë në kuadër të MSA-së.
Poashtu, u diskutua procesi i liberalizimit të vizave pasiqë është prioriteti kryesor për Qeverinë e Kosovës. Kosova në këtë drejtim ka vazhduar të punoj në të gjitha kërkesat e Dialogut të Liberalizimit të Vizave dhe është paraparë që të dyfishohen përpjekjet tani që procesi ka arritur në fazën përfundimtare.
Të dy ministrat u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në një numër të çështjeve të rëndësishme siç është; shfytëzimi i fondeve të Bashkimit Evropian dhe përkthimi i legjislacionit të Bashkimit Evropian.
Pas takimit Ministri Çollaku dhe Ministrja GJosha u paraqitën në një konferencë për media ku i njoftuan gazetarët për detajet e takimit dhe bashkëbiseduam për çështje të interesit të përbashkët.
Në fjalën hyrëse të tijë, Ministri Çollaku tha se: Shqipëria është vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe së shpejti presim që Shqipëria të filloj negociatat për anëtarësim. Në këtë drejtim, e falenderova Ministren GJosha për përkushtimin që të krijojmë mundësitë që përvoja dhe njohuritë e institucioneve të Shqipërisë ti transferohen institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
Nga ana e sajë Ministrja GJosha tha se: \"Shqipëria në këtë fazë gjendet në një pozitë mjaftë të favorshme për të qenë zëri përkrahës i Kosovës në kaudër të Integrimit të saj në BE si dhe në nisma rajonale. Ne kete drejtim, Ministria qe une udheheqi mbetet plotesisht e perkushtuar per te ndihmuar Kosoven ne rrugetimin e saj integrues\".