11 Janar 2025

Injorohet Thaçi për lutjen e mëngjesit në SHBA

Washington, 16 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës Sllobodan Petroviq, shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, shefi i grupit parlamentar të AAK-së Ardian Gjini, deputeti nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri si dhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina janë ftuar të marrin pjesë në lutjen e mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që do të mbahet me 7 shkurt në Washington Hilton, Washington D.C por një ftesë të tillë nuk ka ardhur edhe për kryeministrin Hashim Thaçi.

Epoka e re ka siguruar ftesën që ka marrë njëri nga drejtuesit e institucioneve të republikës së Kosovës.

“Në emër të Komitetit të kongresit, kemi kënaqësinë të iu ftojmë për të marrë pjesë në lutjen nacionale të mëngjesit të 61-ten me radhë që do të mbahet me 7 shkurt 2013, në Washington Hilton, Washington D.C”, thuhet në këtë ftesë.

Kjo ceremoni nder të tjera shërben për t’i tejkaluar dallimet dhe për t’i fuqizuar raportet mes drejtuesve të institucioneve, të shteteve të ndryshme të Evropës dhe botës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në një prononcim ka thënë se kjo ftesë në radhe të parë i bënë nder shtetit dhe qytetarëve të republikës së Kosovës.

“Po është e vërtetë që unë jam ftuar për të marrë pjesë në Lutjen e Mëngjesit në SHBA. Vlerësoj se kjo ftesë, në radhë të parë tregon përkushtimin e SHBA-ve ndaj institucioneve të Kosovës dhe drejtuesve të saj”, ka pohuar Grabovci, duke shtuar se si qytetar dhe shef i Grupit parlamentar të PDK-së, u është mirënjohës SHBA-ve, për gjithë atë që kanë bërë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ndryshe, çdo vit anëtarë të Kongresit dhe presidenti i SHBA-së, bashkohen me zyrtarët e tyre qeveritarë, liderët nga gjithë SHBA-ja, komuniteti diplomatik si dhe miqtë nga më shumë se 130 shtete, për të marrë pjesë së bashku në garën e miqësisë nëpërmjet lutjes dhe falënderimit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)