06 Janar 2025

Infermierja mbijeton pasi ra mbi mjeken e cila gjeti vdekjen

Bogota, 17 qershor- Një studente e infermierisë në Kolumbi ka mbijetuar pas hedhjes nga kati i gjashtë i një spitali në qytetin Cali, pasi ra mbi trupin e një doktori. Mjekja Isabel Muñoz, e cila po studionte në Spitalin Universitar të Valle, vdiq nga lëndimet e marra.

Infermierja, Maria Isabel Gonzalez, pësoi fraktura të shumta, por është në gjendje të qëndrueshme. Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar hedhjen e saj dhe për këtë ka nisur një hetim policor.

\"Nuk e dimë sakt se si ka ndodhur\", tha drejtori i spitalit Juan Carlos Corrales. \"Gjithçka që dimë tani është se pati një tragjedi këtu. Është një situatë shumë e vështirë\", tha ai për gazetën El País në Cali.

Incidenti ndodhi në ora 09:00 sipas kohës lokale. Mjekja Muñoz ishte duke ecur nëpër oborr duke shkuar në kafiteri, kur e reja Gonzalez ra mbi të. \"Mjekja pësoi plagosje traumatike të trurit dhe vdiq, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar atë\", tha z. Corrales.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)