15 Janar 2025

Inagurohet konsullata e përbashket Shqipëri-Kosovë në Milano

Milano, 16 shtator - U zhvillua sot në Milano ceremonia e Inaugurimit të Konsullatës së re të Republikës së Shqipërisë, brenda së cilës do të kryhet gjithashtu dhe përfaqësimi konsullor i Republikës së Kosovës. 

Në këtë ceremoni morën pjesë dy ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, anëtarë të trupit diplomatik dhe figura të tjera të larta të vendit pritës, Italisë.

Konsullata e re e Milanos do të mundësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në një ambient modern dhe në një kohë më të shkurtër duke rritur cilësinë e ofruar.

Në fjalën e tyre, Ministrat Bushati dhe Hoxhaj vlerësuan se: “Konsullata përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik që kemi mes dy vendeve dhe është një tregues i qartë i punës dhe vullnetit tonë për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente”.

Ky përfaqësim bazohet në Marrëveshjen mes dy qeverive për përfaqësimin konsullor dhe Protokollin e Veprimit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për përfaqësimin konsullor të Republikës së Kosovës pranë Konsullatës së Përgjithshme në Milano dhe përfaqësimin konsullor të Republikës së Shqipërisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanberra, Australi,(përfaqësimi në Australi pritet të ndodhë së shpejti) bërë në Prishtinë, më 14/3/2014.

Fillimi i përfaqësimit konsullor të Republikës së Kosovës në Milano është një shprehje e qartë e nivelit më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve tona, besueshmërisë së ndërsjellët dhe paraqet një shembull me domethënie të veçantë të vullnetit për bashkëpunim.

Njëkohësisht, është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira e të dy vendeve tona me Italinë, mikpritëse e komuniteteve të mëdha të emigranteve nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.

Ky përfaqësim përbën një formë moderne të asistencës së ndërsjellët dhe është shprehje e vullnetit për të lehtësuar e përmirësuar shërbimet për qytetarët tanë jashtë vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)