IFIMES: "Shqipëria e Madhe" produkt i Serbisë
Ljubljanë, 4 nëntor - Marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe ngjarjet e fundit në stadiumin Partizani në Beograd janë analizuar nga Instituti i Studimeve për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme me qendër në Ljubljanë.
Në një analizë të gjatë të ngjarjeve ndër vite IFIMES thekson se Shqipëria e Madhe është një produkt serb, që fsheh ambicien për Serbinë e Madhe.
Incidenti me dronin në stadium nxori në pah, realitetin e marrëdhënieve mes dy kombeve dhe shteteve , që janë të thella. Ndeshja , që duhet ti paraprinte vizitës se kryeministrit shqiptar Edi Rama në 22 tetor, tregoi se pavarësisht nga sesa shumë prezent është shpirti i të ardhmes, ai i të shkuarës, është mjaftueshëm i fortë, aq sa të pengojë të ardhmen,theksohet na raportin e IFIMES.
Lënia e ndeshjes Shqipëri-Serbi, ilustron gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në pyetje gjithçka që është bërë, për të normalizuar këto raporte.
Për fat të keq asnjë zhvillim nuk është arritur përgjatë viteve të qeverisjes së Sali Berishës dhe Boris Tadiç. Berisha kishte frike nga shqiptarët e tij e po kështu Tadiç i druhej serbëve të tij. Të dy kishin një të përbashkët: Të dy i drejtuan vendet respektive, duke lejuar sistemin e krimit dhe korrupsionit, të penetronte në të gjitha sferat e jetës sociale dhe politike. Nëse Zoran Xhinxhic, do te ishte ende gjallë, këto raporte do të ishin shumë të ndryshme, jo vetëm përsa i takon Shqipërisë, por edhe ne respekt të shqiptareve në Kosovë, theksohet në analizën e IFIMES.
Sipas Institutit të Studimeve për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme pak muaj para zgjedhjeve Sali Berisha, përdori kartën nacionaliste , bazuar në idenë e krijimit të Shqipërisë se Madhe, gjë qe krijoi reagime ne fqinjët ballkanikë, sidomos në ata ku jetojnë shumë shqiptarë etnikë.
Bashkimi me Kosovën, u bë subjekt i debatit publik. Sali Berisha e nxori këtë tezë, për të mbetur në pushtet e në përvjetorin e 100 të shtetit shqiptar, në nëntor të 2012. Uashingtoni zyrtar u kërkoi partive politike dhe liderëve, të përqendroheshin tek prioritetet ,dhe integrimi euro-atlantik, është sigurisht njëri prej tyre, theksohet në analizën e IFIMES.