I ftohti mbërthen SHBA
Washington, 13 dhjetor - Që nga dhjetori i vitit 2013, në Shtetet e Bashkuara këtë e kanë cilësuar si dimrin më të acartë.
Dëbora e madhe dhe temperaturat e akullta kryesisht në pjesën qëndrore dhe perëndimore të vendit kanë reduktuar masivisht lëvizjet e njerëzve.
Rrugët kanë ngrirë, shumë shkolla janë mbyllur po ashtu edhe qindra fluturime janë anuluar në Çikago. Disa fluturime që u zhvilluan janë raportuar se kishin përjetuar rreziqe të mëdha.
Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik bora në Çikago ka arritur në nivelin 25 cm, në Miçigan 28 cm dhe ne Minesota trashësia e saj arrin në 24 cm.
Stuhia e akullt tani është nisur për në verilindje të SHBA-së. I cilësuar si i ftohti i arktikut ai mendohet se do të zgjasë.
Temperaturat ekstremisht të ulëta vijnë pas një nga periudhave më të ngrohta që vendi ka përjetuar ndonjëherë, si pasoje kjo direkte e ngrohjes globale që është përjetuar anë e mbanë botës.