12 Janar 2025

Hyseni: Kosova vendi i vetëm i rajonit që ka mbetur i izoluar

Bruksel, 15 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, pasditën e djeshme ka takuar Ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës Jan Jambon.

Me homologun e tij belg, Ministri Hyseni ka biseduar për një numër çëzhtjesh më rëndësi siç janë liberalizimi i vizave, ekstremizimi  dhunshëm, krimi i organizuar, bashkëpunimi i shtuar policor midis Kosovës dhe Belgjikës, si dhe ka folur për rëndësinë e antarësimit të Kosovës në Interpol.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizavë, me çrast një mision vlerësues i Komisionit Evropian po qëndron këto ditë në Kosovë, Ministri Hyseni theksoi nevojën e domosdoshme që qytetarët kosovarë të mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian duke qenë se Kosova është vendi i vetëm i rajonit që ka mbetur i izoluar.

\"Për më tepër, ‘derisa qytetarët e vendeve të largëta, sikurse Timori Lindor, lëvizin pa viza brenda shteteve të Schengenit, nuk ka kuptim që qytetarët e Kosovës të mos lëvizin’ – theksoi Ministri Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)