Hungaria shpall gjendjen e emergjencës së refugjatëve
Në një intervistë ai tha se vendet fqinje Sllovenia, Kroacia dhe Serbia kanë marrë masa të veçanta në kufi dhe lejojnë kalimin e tij vetëm nga persona të pajisur me pasaporta ose viza të BE-së.
Sipas tij, në këto vende ka rreth 10 mijë vetë pa leje qëndrimi, ndaj për parandalimin e hyrjes së refugjatëve dhe të emigrantëve të paligjishëm, qeveria hungareze do të forcojë kontrollin kufitar.
Pinter tha gjithashtu se 1500 forca ushtarake do të vendosen në kufijtë e vendit si dhe do të shtohet bashkëpunimi me policitë kufitare të vendeve fiqinje.
Në vitin 2015, 390 mijë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm hynë në Hungari nga Serbia dhe Kroacia. Pasi Hungaria ndërtoi murin kufitar dhe mbylli kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë është ulur ndjeshëm numri i refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm, që hyjnë në këtë vend.