14 Janar 2025

Hoxhaj vazhdon me lobimin për njohjen e Kosovës

Dakar, 30 nëntor - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar lobimin për njohjen e Kosovës duke takuar për herë të parë ministra të vendeve që kanë qenë mjaft refuzuese ndaj pavarësisë.

Pas anëtarësimit në Organizatën e Frankofonisë, aktiviteti i Hoxhajt është fokusuar në takimet bilaterale me homologët e tij, duke kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Pavlo Klimkin, të parin e një niveli të këtillë, Hoxhaj e ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë duke i konfirmuar pozicionin e Kosovës ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

Po ashtu, Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij nga Armenia, Edward Nalbandian me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe nevojën që raportet bilaterale mes dy vendeve të lëvizin më tutje. Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e ri të Jashtëm të Cape Verde, Jorge Araujo si dhe shefin e delegacionit të Meksikës në Frankofoni.

“Në takimet e ndara me të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të ndryshme të botës ngrita nevojën e njohjes së Kosovës dhe që të lëvizet më tutje në avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Procesi i njohjes së Kosovës është global dhe i pakthyeshëm”, ka thënë Hoxhaj.

Në margjina të Samitit dhe pas pranimit në Frankofoni, Hoxhaj ka takuar dhe falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të deritashëm të kësaj organizate, Abdou Diouf, Presidentin e Senegalit si nikoqir i Samitit dhe ministrin e Jashtëm të Francës, Laurent Fabius.

Kosova u pranua anëtare e barabartë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë me konsensusin e vendeve anëtare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)