09 Janar 2025

Hoxhaj premton lajme të mira për njohje të reja

New York, 19 mars - Në ditën e dytë të qëndrimit në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime me përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ku në fokus kanë qenë shtetet e CARICOM’it, të Afrikës, si dhe vendet e Azisë.

Ministri Hoxhaj është shprehur optimist pas këtyre takimeve, ku ka thënë se shumë shpejt pret lajme të mira për njohje të reja.

“Kam pasur shumë takime me vendet e CARICOM’it, Azisë dhe Afrikës, të cilave u kam kërkuar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Jam optimist që shumë shpejtë do të kemi lajme të mira dhe njohje të reja për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e Francës, Senegalit dhe Egjiptit, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë, raportet e mira dhe hapjen  së shpejti të ambasadës së Kosovës në Senegal, e cila do të jetë ambasada e parë e Kosovës në Afrikë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)