10 Janar 2025

Hoxhaj me shumë takime lobimi për njohje në Nju Jork

Nju jork, 20 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj është duke qëndruar në Nju Jork ku si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të ndara bilaterale.

 

Në agjendën e ministrit Hoxhaj për diskutim ka qenë çështja e lobimit për njohje, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa me shtetet njohëse fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale. Në ditën e parë të fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Hoxhaj ka takuar ministrat e jashtëm të Brunei, Pehin Lim, të Madagaskarit, Beatrice Attalah, të Samoas, Tuilaepa Malie Legaoi, të Jemenit, Abdul Malik Al-Mekhalafi, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Kosovë.

“Punimet e AP të OKB-së çdo shtator janë një mundësi e madhe për një shtet të vogël si Kosova që ta zgjeroj edhe më shumë gjeografinë e njohjeve, rritë numrin e miqve dhe forcoj marrëdhniet bilaterale me shtetet njohëse. Gjatë ditës së parë kam zhvilluar takime shumë përmbajtësore dhe jam optimist për lajme të mira e pozitive në të ardhmen” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ministri Hoxhaj ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga ministri i jashtëm austriak për ministrat e jashtëm të Ballkanit ku është diskutuar për sfidat rajonale dhe evropiane të viteve të fundit. Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius  ku ësht është diskutuar edhe për përkrahjen e Lituanisë në procesin e vizave si dhe aspektet bilaterale në fushën e ekonomisë. Së bashku me kryeministrin Mustafa, Hoxhaj ka takuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel, një mik madhë i shqiptarëve. Po ashtu, është takuar me personalitete të njohura amerikane dhe botërore në takimin e Global Clinton Initiative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)