Hollanda i bashkohet koalicionit anti-ISIS
Amsterdam, 30 janar - Qeveria hollandeze nën presionet e Washingtonit ka pranuar t\'i bashkohet koalicionit anti-ISIS të kryesuar nga amerikan kundër Sirisë.
Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Hollandës thuhet se në kuadër të përpjekjeve për të më shumë efikasitet në luftën kundër ISIS, qeveria hollandeze i bashkohet koalicionit anti-ISIS dhe mbështet sulmet ajrore në zonat lindore të Sirisë.
Vitin e kaluar pas sulmeve të Parisit, Amerika dhe Franca i kanë kërkuar Holandës të shtojë sulmet e saj kundër ISIS.
Në atë kohë qeveria e Hollandës kishte deklaruar se pa aprovimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk kryen asnjë veprim.
Bert Kanders ministër i jashtëm i Hollandës në një intervistë dhënë gazetarëve ka thënë se për të penguar futjen e naftës nga Siria në Irak, avionët luftarakë të Hollandës do të kontrollojnë hapësirën ajrore të Sirisë.