12 Janar 2025

Holanda negocion me BE-në për Specialen

Hagë, 22 gusht - Pas dhënies së verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për amendamentin 24, procesi i themelimit të Gjykatës Speciale do të vazhdojë.

Tashmë i mbetet Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Jashtme, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, të negociojë me Mbretërinë e Holandës detajet teknike për vendosjen e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në këtë shtet.

Aktualisht Holanda është duke e negociuar paraprakisht me Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS). Këto informata janë konfirmuar nga zyrtarët e lartë politikë në vend dhe nga përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë.

Kurse sipas njohësve të proceseve juridike në vend, deri në funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale do të kalojnë disa muaj, pasi ata vlerësojnë se edhe procesi i rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe çështje të tjera nuk do të mundë të përfundohen shpejt.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se fillimisht duhet të pritet vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e miratimit të amendamentit 24 të Kushtetutës./Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)