11 Janar 2025

Holanda është e gatshme të ndihmojë Kosovën

Bruksel, 29 tetor - Një delegacion nga Holanda i kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të këtij shteti  znj. Renee Jones – Bos, është takuar sot me ministrin e Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku.

Gjatë këtij takimi diplomatët holandez kanë përgëzuar ministrin Çollaku, për themelimin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, përmes nënshkrimit të MSA-së dhe njëherësh kanë inkurajuar institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me hapat e ardhshëm drejt përmbushjes së reformave që dalin nga kjo marrëveshje.

Zëvendësministrja e Jones- Bos, theksoi se Holanda është e gatshme të ndihmojë Kosovën në përmbushjen e këtyre reformave si dhe të përkrah anëtarësimin e saj në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ministri Çollaku, ka falënderuar zëvendësministren Jones – Bos, për mbështetjen që shteti i saj i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës e me theks të veçantë në procesin e saj integrues duke marrë sërish rikonfirmim se një mbështetje e tillë nuk do të mungoj nga Holanda as për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu gjatë takimit është diskutuar për progresin dhe sfidat që lidhën me sundimin e ligjit dhe sektorin e sigurisë.

Diplomatët holandez e siguruan ministrin Çollaku se presidenca në ardhje e BE-së e kryesuar nga Holanda do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar për ta përkrahur Ballkanin Perëndimor.

Kurse ministri Çollaku theksoi se e vetmja mënyrë për stabilitet në Ballkan Perëndimor është integrimi i këtyre shteteve në BE.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)