Hjustoni po lufton me dallgët e stuhisë
Hjuston, 28 gusht - Qyteti amerikan i Hjustonit është mbërthyer nga stuhia më e madhe në historinë e shtetit të Teksasit, thonë zyrtarët.
Më shumë se 30 inç (75cm) shi ka rënë në disa pjesë të qytetit këtë fundjavë, duke shndërruar rrugët kryesore në lumenj dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen, përveç me barka.
Qyteti pritet të jetë i zhytur në ujëi brenda gjithë kësaj jave. Shërbimet e shpëtimit janë të mbingarkuara, prandaj qytetarët duhet të kujdesen vetë për veten e tyre.
Qindra rrugë janë mbyllur në të gjithë qytetin, derisa spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.