13 Janar 2025

Herrmann: Azilkërkuesit do t’i kthejmë brenda pak javësh

Berlin, 18 shkurt - Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann i ka porositur qytetarët e Kosovës mos t’ia mësyjnë Gjermanisë sepse nuk ka asnjë shans për azil.

Ai në një intervistë për Deutsche Welle ka porositur qytetarët e Kosovës që mos ta braktisin vendin e tyre, nga ana tjetër ai kërkon nga Bashkimi Evropian ta ndihmojë më shumë këtë vend.

“Do të ishte fatale për dikë që dorëzon shtëpinë apo banesën në Kosovë për të kërkuar një të ardhme këtu në Gjermani. Brenda pak javësh ai do të jetë sërish në Kosovës dhe do të duhet të përpiqet ta riorganizojë rishtazi jetën e tij. Unë i këshilloj të qëndrojnë në Kosovë”, është shprehur Herrmann.

\"Një gjë duhet thënë qartë se në Kosovë nuk ekziston asnjë arsye që të bën të kërkosh azil në Gjermani. Aty nuk ka as përndjekje politike, as përndjekje raciste dhe as fetare. Këtu kemi të bëjmë me varfërinë, dhe unë jam i mendimit që Bashkimi Europian duhet të forcojë masat e ndihmës për Kosovën, por e drejta gjermane e azilit nuk duhet shpërdoruar për emigrimin për shkaqe varfërie. Kësaj ne do t\'i kundërpërgjigjemi në mënyrë shumë më të angazhuar\", ka shtuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)