Harxhi: Zhvillimet në Kosovë lidhen me Gjykatën Speciale
Tiranë, 14 shkurt - Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi, ka thënë se të gjitha zhvillimet politike që kanë ndodhur në Kosovë janë krejtësisht të ndërlidhura me themelimin e Gjykatës Speciale.
Ajo ka thënë se, edhe dhuna në Kuvend është e lidhur direkt me formimin e Gjykatës, e cila do të gjykojë krimet e pretenduara se janë kryer nga ushtarët e UÇKsë.
\"Zhvillimet e fundit në Kosovë lidhen drejtpërdrejt me themelimin e Gjykatës Speciale\", ka thënë Harxhi, në një intervistë për OraNews.