Haradinaj dhe Berret biseduan për progresin e Kosovës
Dublin, 22 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Dublin, ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Irlandës, Sean Barrett.
Takimi është zhvilluar në kuadër të promovimit të versionit në gjuhën angleze të librit mbi procesin e Hagës, të autorit Michael O\'Reilly, ku, përveç kryeparlamentarit Barrett, morën pjesë edhe personalitete të tjera të elitës politike e shoqërore irlandeze.
Kryetari i Haradinaj dhe kryeparlamentari Berret biseduan për progresin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Dje, kryetari Haradinaj ka takuar edhe kryeministrin e Irlandës, Enda Kenny.