Hapet Samiti i Vjeshtës i BE-së
Bruksel, 24 tetor - Dje në Bruksel të Belgjikës filloj Samiti i Vjeshtës i BE-së. Në këtë samit dyditor liderët e vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë bisedime për ndryshimin e klimës, problemin e energjisë, ekonominë europiane, epideminë e ebolës, situatën në Ukrainë etj.
Këshilli Europian u shpreh në një deklaratë se qëllimi i samitit është nxitja e arritjes së konsensusit mbi \"Kornizën e Politikave të Klimës dhe të Energjisë 2030\". Sipas këtij dokumenti, deri në vitin 2030 BE-ja planifikon pakësimin me 40 % të sasisë së shkarkimit të gazit serrë krahasuar me vitin 1990 dhe që energjia e gjelbër të zërë 27 % të sasisë së përgjithshme të energjisë së përdorur.
Samiti do të jetë i fundit i drejtuar nga kryetari i Këshillit Europian Herman Van Rompuy. Më 1 dhjetor, ish-kryeministri i Polonisë Donald Tusk do të bëhet kryetari i ri i këtij Këshilli.