09 Janar 2025

Haliti e Petroviq në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sarajevë, 21 mars - Në Sarajevë ka filluar punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s, në të cilat po merr pjesë edhe një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Delegacionin nga Kosova po e kryeson Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe nënkryetari tjetër, Slobodan Petroviq.

Për tri ditë sa do të zgjas mbledhja e 94-të “Rose-Roth” e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të analizohet situata politike dhe e sigurisë në rajon dhe në vendet që po kalojnë kriza të mëdha, për sa i përket sigurisë, luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, sigurisë në Evropë, shtensionimit të marrëdhënieve dhe uljes së tensionit nacionalist në mes vendeve e kombeve të shteteve të Ballkanit.

Në këtë mbledhje fillimisht kanë folur kryetari i Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës dhe nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Sverre Myrli.

Në mbledhje po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shteteve të Lindjes së Mesme, të Afrikës, si dhe të rajonit. Arsyeja e mbajtjes së kësaj mbledhjeje në këtë përbërje është ndërlidhja e ngjarjeve të fundit.

Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj mbledhjeje do të angazhohet që ta promovojë idenë e paqes, lirisë, integrimit të rajonit në BE, promovimin e dëshirës dhe gatishmërisë për të vazhduar dialogun në mes të popujve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti me Serbinë.

Po ashtu janë planifikuar edhe takime me delegacionet e vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës me përfaqësuesit e NATO- s do të bisedojë edhe lidhur me rrugët që duhet ndjekur për të realizuar objektivin e Kosovës, për ta themeluar ushtrinë dhe për të qenë anëtare e barabartë me vendet tjera në këtë organizatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)