Haliti dhe Dërguti në Strasburg
Delegacioni ka marrë pjesë edhe në takimet e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci ku janë diskutuar tema të ndryshme me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Po ashtu delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me delegacione të ndryshme nga Franca, Italia, Estonia, Bullgaria, Letonia, Norvegjia, Holanda, Hungaria dhe Turqia. Takimet bilaterale janë mbajtur me qëllim të lobimit lidhur me ndryshimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe për të kërkuar mbështetje tek vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.
Memorandumi për Kosovën dhe çështja e statusit të Kosovës ne Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pritet të diskutohen në takimin e radhës së Byrosë së Asamblesë që do të mbahet në Tallin të Estonisë, muajin e ardhshëm.
Nga shumica e delegacioneve që kanë takuar nënkryetarët, kane marrë përgjigje pozitive për mbështetje të vazhdueshme rreth ngritjes së nivelit të përfaqësimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.