Haga mbron lirimin e Sheshelit
Hagë, 25 nëntor - Presidenti i gjykatës së mbështetur nga OKB, Theodor Meron, mbrojti lirimin e përkohshëm të të akuzuarit për krime lufte Sheshel pasi Kroacia e cilësoi lirimin një hap prapa për drejtësinë ndërkombëtare.
Meron iu përgjigj kritikave të ashpra të presidentit të Kroacisë Ivo Josipovic, i cili tha se lirimi i ultranacionalistit Sheshel po shkaktonte frikë mes atyre që dyshohet se qenë viktima të tij, duke argumentuar se politikanët e rajonit duhet të jenë përgjegjës për ripajtimin.
Unë gjithmonë kam besuar se politikanët, udhëheqësit fetarë dhe udhëheqësit e tjerë vendorë brenda shoqërive të tyre duhet të jenë ata që do të përshpejtojnë procesin [e ripajtimit, tha Meron në pëgjigjen e tij për letrën nga Josipovic.
Pas lirimit për tu mjekuar nga kanceri në Serbi, Shesheli organizoi një miting të partisë së tij Radikale në Beograd dhe u rikthye në titujt e parë të lajmeve me deklarata nacionaliste të cilat zemëruan Zagrebin.
Kjo bëri që Josipovic të shkruajë një letër për Meron, duke shprehur zhgënjimin e tij se Shesheli ka qenë në gjyq prej 11 vitesh dhe ende nuk i është dhënë vendimi.