Gulen dënon tentativën për grusht shteti
Ankara, 16 korrik - I njohur si kundërshtari më i fortë i presidentit Erdogan, Fethullah Gulen, ka reaguar menjëherë pas situatës së krijuar në vendin e tij.
Ky reagim i tij erdhi pasi ish-aleati ndërsa tani kundërshtari më i fortë i presidentit turk, e akuzoi atë si trurin e grushtit të shtetit.
\"I dënoj në mënyrën më të ashpër përpjekjen e grushtit ushtarak në Turqi. Qeveria duhet të arrihet përmes një procesi të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo me forcë. I lutem Perëndisë për Turqinë këtë situatë të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe të shpejtë. Unë kategorikisht i mohoj këto akuza\", deklaroi Gulen.