11 Janar 2025

Grusht shteti në Turqi, ushtria merr nën kontroll pushtetin

Ankara, 15 korrik - Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha të premten se një pjesë e ushtrisë turke po ndërmerr veprime brenda vendit, jashtë zinxhirit komandues.

Televizioni turk NTV citoi Yidilrim të ketë thënë se të premten vonë një përpjekje ushtarake për grushtet ishte ndërmarrë.

Reuters citoi Yildirim të ketë deklaruar se ishte e gabueshme të quhen ngjarjet “si grushtet” por tha se ishte një “përpjekje” nga një pjesë e ushtrisë.

Deklarimet e Yildirim erdhën pasi Reuters raportoi për të shtëna me armë zjarri në Ankara dhe për përdorimin e aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarakë që fluturuan ulët mbi kryeqytetin turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayp Erdogan, ka deklaruar se shteti paralel që ai i quan kundërshtarët e tij, e kanë për qëllim rrëzimin e tij nga pushteti.

"Kjo perpjekje për grushtshtet është bërë nga shteti paralel, siç janë ish aletatët e tij që kanë për qëllim rrëzimin nga pushteti".

Ai para pak minuta ka dhënë një intervistë të drejtpërdrejtë nga telefoni në mediat turke.

Erdogan u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve turk që të dalin në rrugë kundër këtij "puçi", ushtarak.

Në Twitter, banorë të Ankarasë njoftuan për shpërthime në qytet përpara se të njoftohej se rrjetet kryesore sociale nuk kishin qasje.

Ndërkohë në Stamboll, forcat turke të sigurisë me makina ushtarake bllokuan dy urat e Bosforit që lidhin kontinentin e Evropës me Azinë.

Fotografi të Agjencisë turke të lajmeve Dogan, treguan pamjet e makinave dhe autobusëve që janë ridrejtuar nga urat si rezultat i mbylljes së jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)