Grupet separatiste të Ukrainës kërkojnë Status Special
Kiev, 2 shtator - Grupet separatiste të Ukrainës deklaruan se nëse i garantohet atyre një Status Special, janë të gatshëm të mbesin përsëri pjesë e territorit të Ukrainës.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se grupet separatiste të Ukrainës këtë qëndrim të tyre e deklaruan ditën e hënë në mbledhjen përgatitore në prag të takimit të negociatave për paqe i cili pritet të zhvillohet kësaj jave në Minsk të Bellarusisë.
Përfaqësuesit e grupeve separatiste të Ukrainës pjesëmarrës në takimin e të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit, deklaruan se kushti më i rëndësishëm i tyre në bisedimet për paqe është dhënia fund e sulmeve të ushtrisë së Ukrainës kundër rajoneve që kontrollohen nga ata.
Në fund të kësaj mbledhje nuk u publikuan detaje në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar gjatë saj, por mësohet se të dyja palët janë zotuar për vazhdimin e negociatave.
Grupet separatiste të Ukrainës këto kërkesa i kanë paraqitur në kohën kur ushtria e Ukrainës kohëve të fundit është përballur me ndryshime të rëndësishme në frontin e luftime të cilat janë në dëm të saj.
Autoritetet e Kievit theksojnë se shkaku i këtyre ndryshimeve është pjesëmarrja e të paktën 1600 pjesëtarëve të ushtrisë ruse në këtë konflikt të cilët ndihmojnë grupet separatiste.