12 Janar 2025

Gruevski: U tentua destabilizimi i Maqedonisë

Shkup, 10 maj - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në konferencën për media ka thënë se grupi i armatosur që u arrestua kishte për qëllim destabilizimin e Maqedonisë.

“Dje dhe sot pas një përleshje 24 orësh policia maqedonase arriti ta asgjësonte grupin e armatosur. Aksioni i djeshëm ishte një ndër më të vështirat deri më tani. Aksionin e kanë koordinuar dhe udhëhequr profesionistë të MPB-së. Gjatë aksionit kanë marrë pjesë të gjitha bashkësitë etnike. Ata kanë zhvilluar një aksion heroik me ç’rast kanë arritur që ta asgjësojnë grupin e armatosur. Për fat të keq tetë policë kanë humbur jetën. Humbëm tetë persona, të cilët penguan ndoshta vdekjen e tetë mijë njerëzve”, ka thënë Gruevski.

Gruevski ka shtuar se janë edhe 37 policë të plagosur, të cilët, ka thënë se i ka vizituar mbrëmë nëpër klinikat e Shkupit.
Ai ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e policisë, të cilët dje dhe sot kanë marrë pjesë në këtë aksion policor, i cili edhe nga vetë Gruevski u cilësua si më i komplikuari deri më tani. “Aksioni u zhvillua në terren të banuar me popullatë civile, gjë që vështirësoi edhe më shumë këtë aksion. Personave që dje iu dëmtuan shtëpitë do t’u kompensohet dëmi”, është shprehur Gruevski.

Ai ka konfirmuar se afër 30 anëtarë të grupit të armatosur i janë dorëzuar organeve policore, duke dalë me flamuj të bardhë nga istikamet e tyre. “Janë gjetur edhe 14 trupa, të cilët duhet të identifikohen. Disa nga personat që dje kanë marrë pjesë në përleshje kanë qenë pjesëmarrës edhe në incidentin e Gushincës. Një nga qëllimet e tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë”, ka deklaruar Gruevski.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)